Skip to content Skip to footer

Plani Strategjik për periudhën 2017 – 1021, i përgatitur nga Instituti ZIP, është një udhëzues për qëllimet që ne duam të arrijmë në periudhën e ardhshme katërvjeçare. Ndërsa synimet kryesore për të cilat do të përqendrohemi në punën tonë janë:
Qëllimi strategjik 1: Përmirësimi i situatës dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për problemet në nivel lokal
Qëllimi strategjik 2: Kontributi në zhvillimin e shoqërisë civile në nivel lokal
Qëllimi strategjik 3: Kontributi në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut
Qëllimi strategjik 4: Kontributi në proceset e sigurisë dhe shëndetit në punë
Qëllimi strategjik 5: Promovimi i vlerave të BE-së në nivel lokal dhe kombëtar
Ne mendojmë se Instituti ZIP, me përvojën që posedon, ka motivuar anëtarësimin dhe përpjekjet për demokratizimin dhe integrimin e Maqedonisë në BE, për të aritur qëllimet e planifikuara. Kjo do të kontribuojë në ekzekutimin më të suksesshëm të aktiviteteve aktuale dhe natyrisht duke adresuar problemet më të shpeshta me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, duke punuar në terren si dhe duke përfshirë trajnime dhe aktivitete konkrete për zhvillimin e komunieteve në Republikën e Maqedonisë.
Në këtë mënyrë, Instituti ZIP do të kontribuojë në zhvillimin e proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë dhe në rajonin e Evropës Juglindore dhe do të theksojë rëndësinë e saj duke adresuar problemet më të shpeshta me të cilat përballet shoqëria jonë dhe komuniteti lokal.